Një psikiatër i njohur ka thënë se prindërit vazhdimisht duhet të jenët ë paralajmëruar të mos iu japin fëmijëve të tyer telefona të mençur para se të dalin në shkollë të mesme.
Dr. Jon Goldin ka pohuar se shumica e pdinrëve janë duke u ndjerë të detyruar t’iu blejnë fëmijëve telefona të mençur në mënyrë qët ë rinjtë të mos lihen anash nga shoqëria në shkollë.
Ai thotë se arsyeja se përse fëmijët nuk duhet pasur telefon të mençur është për shkak se rrjetet sociale janë duke i bërë fëmijët të shqetësuar dhe të depresionuar.
Ndër tjerash, ai iu ka bërë thirrje edhe rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter ta vështirësojnë procesin ku të rinjtë gënjejnë për moshën e tyre dhe krijojnë llogari para se t’i mbushin 13 vjet.
Për momentin besohet se 40% e fëmijëve mes moshave 8 dhe 11 posedojnë telefon të mençur, pavarësisht se ekspertët vazhdimisht tregojnë se kjo mund të jetë e dëmshme për ta.
Ndër brengat tjera që ndërlidhen me përdorimin e telefonit të mençur janë edhe problemet me gjumë dhe ulja e vetëbesimit.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...