Ja, cilat janë ato:
-Ekzema
Tharja e lëkurës është një nga simptomat kryesore të ekzemës, kështu që dielli do të përkeqësoje më shumë situatën. Duhet patjetër një hidratim sa më i mirë.
-Njollat kafe në fytyrë
Kjo gjendje ndodh më shpesh gjatë shtatzënisë, por edhe nga ekspozimi në diell. Nëse nuk do të mbroheni, situata mund të rëndohet.
-Njollat e pleqërisë
Këto janë shenja dhe njolla të pigmentuara që shkaktohen nga stimulimi i madh i melanociteve, qelizat përgjegjëse që i japin ngjyrë lëkurës suaj. Dielli mund t’i shtoj edhe më shumë ato.
-Herpesi labial
Edhe pse herpesi labial shkaktohet nga një virus, ekspozimi në diell do ta acarojë gjendjen dhe puçrra mund të zmadhohet akoma më shumë.