Mos pini ilaçe me barkun bosh! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse e bëni diçka të tillë

11:58 | 24 Prill 2020
A Z

Ilaçet mund të jenë shumë të ashpra me stomakun kur ai është bosh. Megjithatë, kjo varet nga fuqia dhe përqendrimi i substancave përbërëse të një medikamenti. Disa ilaçe duhen marrë me stomakun bosh, për të garantuar përthithje dhe efikasitet më të lartë. Por një gjë e tillë kurrsesi nuk duhet bërë pa rekomandimin e mjekut.

Të përzierat

lg.php.gifShumë ilaçe e acarojnë stomakun deri në atë pikë sa shkakton të përziera, por shpesh këto të fundit mund të nxisin dhe të vjella. Nëse të përzierat vazhdojnë dhe ilaçet duhen marrë me stomak bosh, atëherë mjeku duhet të rekomandojë një kurë tjetër ose ilaçe të tjera shtesë kundër kësaj simptome.

Konstipacion

Mjekët rekomandojnë se ilaçet duhen shoqëruar gjithnjë me një gotë ujë. Disa ilaçe që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë konstipacion (kapsllëk).

Diare

Disa medikamente që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë kontraktime dhe diare. Në varësi të llojit të ilaçit, situata mund të përmirësohet me kalimin e kohës. Megjithatë është e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të trajtuar më mirë këto simptoma.

Ndryshimet në nivelin e përthithjes

Ilaçet përthithen me ritme të ndryshme në varësi të llojit të tyre. Nëse një medikament i caktuar duhet shoqëruar dhe ju nuk i përmbaheni një udhëzimi të tillë, atëherë ilaçi përthithet në mënyrë të gabuar nga trupi. Ilaçet kundër dhimbjeve e acarojnë stomakun, edhe pse ato përthithen më shpejt nëse ai është bosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme