Ekzistojnë lloje të ndryshme dhimbjesh dhe secila prej tyre mund të japë një pasqyrim të asaj çfarë ndodh në zorrë.
Më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme të stomakut dhe çfarë thonë për shëndetin tuaj:
-Djegie në gjoks
Shumë prej jush mund të përjetoni një ndjesi djegie poshtë gjoksit.
Çfarë duhet të bëni? Në momentin që ju kuptoni se cili ushqim po ju shkakton probleme, duhet ta hiqni menjëherë nga dieta.
-Dhimbje përreth kërthizës
Nëse keni probleme me apendiksin, zakonisht ato fillojnë me një dhimbje të lehtë përreth kërthizës. Me përkeqësimin e dhimbjeve, ato më pas fillojnë të përhapen në të djathtën e pjesës abdominale.
Çfarë të bëni? Shkoni menjëherë në spital. Mund të jetë e nevojshme që të operoni apendiksin. Nëse nuk merrni masa menjëherë, mund të rrezikoheni nga plasja e apendiksit, duke rrezikuar kështu jetën.
-Dhimbje therëse poshtë brinjëve
Gurët në tëmth janë grumbuj të vegjël kolesteroli në madhësi të ndryshme, të vegjël sa një kokërr bizele deri të mëdha sa një top golfi.
Guri në tëmtha nuk është për t’u shqetësuar, por kthehet në të tillë në momentin që ju shkakton problem dhe operimi kthehet në opsion të vetëm kurim.
-Djegie stomaku
Nëse keni dhimbje kronike që përkeqësohen edhe më shumë pas ngrënies, atëherë është një simptomë e ulcerës.
Çfarë të bëni? Ndaloni përdorimin e medikamenteve pa recetë kundër dhimbjeve si ibuprofen, pasi përkeqësojnë situatën edhe më shumë. Në varësi të gjendjes së ulcerës, ju mund t’ju nevojiten medikamente ose operim.
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...