Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar, por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.
Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, kjo do të thotë se ato janë njëpërdorimshme dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.
Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën, i cili mund të shkaktojë çrregullime hormonale.
“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetësore si kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville,por jo vetëm kaq. Në një studim të drejtuar nga Treadmill Rivievv, studiuesit testuan në laborator shishen e ujit pas përdorimit nga një atlet për një javë dhe zbuluan se 60% e mikrobeve që gjetën në shishet e ujit ishin në gjendje të sëmurnin njerëzit.
ra,çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?
E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike.
Konsumojini lëngun që kanë dhe riciklojini.
Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...