Ngrohja e ushqimit të drekës për ta konsumuar sërish në darkë është kthyer tashmë në një mënyrë jetese.
Mbrëmjeve të së premtes, kur do të boshatisësh frigoriferin apo do që të mbeturat e një nate më parë t’i kthesh në një vakt të ri, mikrovala është zgjidhja më e dobishme. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk janë ruajtur siç duhet.ushqime Këto ushqime mund të të shkaktojnë helmim, nëse rinxehen apo nuk ruhen ashtu siç duhet:
Selino, spinaqi dhe panxhari: Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.
Kërpudhat: Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që ringrohen dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.
Vezët: Nëse rinxehni vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.
Orizi: Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë. Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador