Google ADS

Mos i lini pas dore dhëmbët e prishur, mund të bëhen shkak për shfaqjen e këtyre 4 sëmundjeve

09:07 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Gjakderdhje nga dhëmbët, mishra të inflamuar, prishje të dhëmbëve, erë e keqe nga goja , shëndeti i dobët oral nuk është problem vetëm se nuk mund të putheni me të tjerët. Ajo çka ndodh me gojën mund të ndikojë gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit, ndonjëherë edhe me pasoja shumë të rënda.

Bakteri në gojë mund të përhapet në të gjithë pjesën tjetër të trupit, duke çuar në një sërë pasojash jo fort të mira. Por, ku shkon ky bakter dhe çfarë problemesh mund të shkaktojë?

1.Rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru: Studime të ndryshme kanë treguar një lidhje mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve njohur si periodontiti, me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Kjo ndodh sepse i njëjti bakter që shkakton simptomat e periodontitit, si inflamacioni, gjakderdhja dhe humbja kockore përreth dhëmbëve, mund të kalojë nëpërmjet enëve të gjakut tek arterit. Ky bakter mund të ngjitet tek muret e arterieve afër zemrës, duke shkaktuar kështu mpiksje të gjakut. Kështu rritet rreziku për mosfurnizim mjaftueshëm me gjak të zemrës. Pasojat? Mpiksja dhe mosfurnizimi me gjak mjaftueshëm në zemër dhe tru mund të çojë në zhvillim të atakut në zemër ose goditjes në tru.

2.Rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit: Përveç ënjtjes së mishrave të dhëmbëve, bakteri mund të prekë edhe inde të tjera në trup. Instituti Kombëtar i Shëndetit thekson se inflamacioni është lidhur deri tani me zhvillimin e kancerit, dhe me rritjen e masës tumorale, fillojnë të dëmtohen dhe inflamohen edhe më shumë inde. Inflamacioni mund të jetë përgjegjësi i lidhjes mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe llojeve të caktuara të kancerit. Madje, një studim i ri i publikuar tek revista “Cancer Research” ka zbuluar se disa lloje të ngjashme të bakterit që bëhet shkak për sëmundjen
periodontale mund të lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të ezofagut.

3.Rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve me prostatën: Antigjeni specifik për prostatën (PSA) është një enzimë e prodhuar në prostatë që normalisht sekretohet në sasi të vogla. Por, nëse prostata fillon të inflamohet ose infektohet, rriten nivelet e PSA-së. Meshkujt që kanë indikatorë të sëmundjes periodontale (të mishrave të dhëmbëve) janë më të predispozuar të kenë nivele më të lartë të PSA-së, si dhe më shumë inflamacion të prostatë. Ky problem mund të çojë në një gjendje të quajtur prostatiti, që prek meshkujt e të gjitha moshave. Kjo gjendje mund të çojë në vështirësi në
ejakulacion, dhimbje në perineum dhe nevojë urgjente për të urinuar.

4.Rrit rrezikun e disfunksionit erektil: Një arsye e mirë përse duhet t’i pastroni dhëmbët me fill dentar: Studimet kanë treguar se ka një lidhje mes inflamacionit sistemik, që mund të shkaktohet nga bakteri që lëviz nëpër gojë ,dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e impotencës. Në fakt, një studim i mëparshëm nga Tajvani, ka zbuluar se meshkujt me disfunksion erektil ishin 79% më të rrezikuar që të diagnostikohen me sëmundjen peridiontale kronike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme