Përdorimi i tepërt i sanitizuesit, si mjet mbrojtës, mund të kthehet në një armik për ata që e përdorin shpesh.
Duke folur për Kyodo News, një zëdhënës i kompanisë së produkteve kimike ‘Kao Corporation’ shpjegoi se përdorimi i tepruar i sanitizuesit të duarve me bazë alkooli mund të prishë florën normale bakterale, të cilat mbrojnë lëkurën dhe e mbrojnë nga patogjenët.
“Sigurisht, është e nevojshme të lani duart dhe të përdorni sanitizues dore me bazë alkooli në mënyrë që të zvogëloni transmetimin e virusit të ri, por çdo gjë e tepërt nuk është e mirë”, shpjegoi ai.
Sanitizuesit e duarve zakonisht përmbajnë 60 deri 95% alkool, i cili ndihmon për të mbajtur bakteret dhe viruset larg duarve.
Sidoqoftë, ky alkool gjithashtu privon lëkurën nga vaji dhe uji, dhe mund të rezultojë në thatësinë e lëkurës.
“Lëkura e thatë dhe e dëmtuar mund të bëhet një vatër e baktereve të sëmundjes dhe gjithashtu të rrisë rrezikun e viruseve të hyjnë në trup përmes prerjeve në lëkurë”, shtoi tutje zëdhënësi.
Ndërkohë, zyrtari i kompanisë ‘Kao Corporation’ ka treguar edhe si të mbrohemi nga virusi vdekjeprurës, duke thënë se format parandaluese duhet të aplikohen në mënyrë të moderuar.
“Për të parandaluar infeksionin, është shumë më e rëndësishme të lani duart me një sasi të moderuar të sapunit për më shumë se 30 sekonda në një mënyrë efektive sesa të lani duart disa herë në ditë”, sqaroi zëdhënësi.
Pas larjes së duarve, është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që t’i thani ato plotësisht. Lënia e duarve të lagura mund të çojë në çrregullime të lëkurës, duke e bërë më të lehtë që viruset të ngjiten në duart tuaja, sipas zyrtarit të zyrës së informacionit të ndërmarrjes së produkteve kimike./lajmiifundit/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...