Ndonjëherë qimet në fytyrë shfaqen gjatë shtatzënisë ose gjatë hyrjes në menopauzë, më së shpeshti te oscilimet hormonale.
Mirëpo, qimet e shtuara në fytyrë mund të tregojnë edhe disa probleme serioze.
Shfaqja e qimeve të pazakonshme te femrat i quajmë hirzutizëm, fjala është për qimet e tepërta në vendet në të cilat kanë qime meshkujt: mjekra, mustaqet, gjoksi, supet, linja e stomakut të poshtëm.
“Kjo vetvetiu nuk është e rrezikshme, mirëpo mund të jetë shenjë që në organizëm diçka nuk është ashtu siç duhet”, shpjegon dermatologia dr. Dendi Engelman, transmeton Telegrafi.
Gjenetika
Teprica e qimeve te femrat shfaqet si rezultat i gjenetikës. Fjala vjen, nëse gjyshja apo e ëma kanë diçka më shumë qime në fytyrë edhe ju kjo gjë me siguri ju pret.
Hormonet e pabalancuara
Hormonet shpesh janë fajtore për shtimin e qimeve – nëse në organizmin tuaj ka tepricë të hormoneve mashkullore do të ndodhin këto dukuri.
Vezoret policistike
Kjo është gjendje serioze, e cila nuk ndikon vetëm në shfaqjen e qimeve, por edhe në shëndetin reproduktiv. Shkuarja te mjeku është e domosdoshme, si edhe terapia serioze.
Sindroma e Kushingut
Teprica e qimeve ndonjëherë është e lidhur me sindromën e Kushingut, e cila shkakton sasi të tepërt të hormonit të stresit – kortizolit.
Shtatzënia dhe kontracepsioni
Shtatzënia ka ndikim të madh në trupin e femrës, ndërkaq shfaqja e tepërte qimeve në fytyrë nuk është shkak për t’u brengosur. Kur të kthehen sërish në normale hormonet, do të zhduken qimet. /Telegrafi/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...