Në çdo moment trupi na jep sinjale se diçka nuk shkon dhe se ka nevojë për diçka, të gjithë organet dhe pjesët e trupit tonë na japin sinjale për sëmundje të ndryshme, po ashtu edhe flokët.
Flokët, të hollë, të thatë, flokë që këputen lehtësisht, pas këtyre problemeve fshihen shenja dhe simptoma për disa çrregullime të trupit.
Shumë nga këto simptoma janë normale, por duhet të kuptoni kur këto të fundit janë problematike dhe çfarë sinjalesh po dërgojnë.
Rënia e flokëve
Është mëse normale t’ju bien 100 deri në 150 fije flokësh , por nëse vëreni se humbisni më shumë flokë është shenjë e një problemi shëndetësor.
Shpesh stresi mund të shkaktojë humbje të flokëve, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e menopauzës. Kjo ndodh tek rreth 30% të femrave që kalojnë në menopause.
Zbokthi
Zbokthi mund të jetë shenjë treguese e një sistemi të dobët imunitar.
Gjithnjë në rastet kur ky problem është më i rëndë se zakonisht , pasi zbokthi mund të jetë pasojë dhe e skalpit të acaruar.
Flokë pa shkëlqim
Kjo mund të jetë një shenjë që ju nuk jeni duke marrë mjaftueshëm lëndët ushqyese përmes dietës suaj.
Flokët kanë nevojë për proteina acide yndyrore omega-3, zink vitamina A dhe hekur.
Flokë të thatë
Flokët e thatë mund të jenë një shenjë e dehidratimit.
Shmangni alkoolin, sheqerin dhe kafeinën dhe pini sa më shumë ujë
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...