Google ADS

Mos i hidhni kurrë bërthamat e hurmave, kaq të vlefshme janë

14:16 | 10 Nëntor 2018
A. B.

Vlerat e Hurmave Arabe janë të pafundme, duke filluar nga një mori vitaminash e deri te pastrimi i organizmit. Përpos vitaminave që Hurmat Arabe kanë, ju duhet të dini që edhe bërthamat e tyre nuk mbeten pas.

Bërthamat e Hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat. Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmët e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale.

Disa nga vetitë e bërthamave të Hurmave Arabe ne do t’ju tregojmë më poshtë:

Diabeti

Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme. Një studim i kohëve të fundit, tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat.

Veshkat dhe mëlçia

Bërthamat e hurmave të Arabisë janë të pasura me proanthocianidinë që mbron mëlçinë dhe veshkat nga dëme të ndryshme. Një studim tjetër ka treguar se ekstrakti i bërthamave të hurmave të Arabisë mbron veshkat dhe mëlçinë nga toksinat dhe dëmet e substancave kimike të rrezikshme.

Antioksidantët

Bërthamat janë të pasura me antioksidantë, të cilët kanë aftësi shkatërrimtare ndaj radikaleve të lira. Ato e mbrojnë organizmin ndaj dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues. Një studim i kohëve të fundit nxorri në pah potencialin e antioksidantëve të një proteine nga bërthamat e cila mund të përdoret për të garantuar një shëndet të mirë. Një tjetër studim tregoi se bërthamat e hurmave arabike janë të mira kundër radikaleve të lira dhe mund të konsiderohen si një burim i mirë i antioksidantëve natyralë të dobishëm në përdorimet në mjekësi dhe kozmetikë.

Kundër virozave

Bërthamat e hurmave arabike janë efikase kundër viruseve patogjene që sulmojnë organizmin. Ato janë të dobishme në trajtimin dhe parandalimin e shumë infeksioneve nga virozat. Studimet kanë treguar që ekstrakti i bërthamave në fjalë ka aftësinë të parandalojë shpërbërjen e qelizave si pasojë e baktereve.

Transformojini bërthamat në pluhur dhe përfitoni prej tyre

Lajini bërthamat dhe lërini të thahen plotësisht. Ato kanë nevojë për 3 ditë të thahen plotësisht në varësi të vendndodhjes suaj. Sapo të jenë tharë, grijini farat në të njëjtën mënyrë si kokrrat e kafesë.

Shurupi i bërthamave në kushtet e shtëpisë

Lajini bërthamat dhe zhytini në ujë për 24 orë. Më pas, bashkë me ujin futini në mikser.

Si t’i përdorni pluhurin dhe shurupin e bërthamave

Disa njerëz i përdorin si një shtesë për kafenë.
Shurupin e bërthamave të hurmave mund ta përzieni me ujë të vakët me limon dhe ta pini si çaj.
Shurupin mund ta përzieni me mjaltë dhe ta përdorni në vend të reçelit.
Pluhurin mund ta shtoni në lëngjet e frutave apo në ëmbëlsira.
Shurupin mund ta përfshini në sallata për më shumë vlera shëndetsore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme