A keni menduar ndonjëherë të përdorni farat e pjeprit në vend që t’i hidhni ato? Nga këto fara mund të merrni një lëng të shijshëm dhe perfekt për ditët e nxehta.
Pjepri, ndryshe njihet si fruti i verës, pasi ka shije të ëmbël dhe strukturë të lëngshme, transmeton portal arbresh.info
Po, nga farat e pjeprit mund të merrni një lëng të shijshëm dhe të shëndetshëm! Farat e këtij fruti, në fakt, janë shumë të pasura me fibra, magnez, vitaminë E dhe kalium.
Viteve të fundit ato janë shitur edhe për shkak se përmbajnë protein dhe acide yndyrore.
Në vend që t’i hidhni në plehra, ju këshillojmë të eksperimentoni me këtë recetë jashtëzakonisht të lehtë dhe të shijshme.
Përbërësit:
një grusht me fara pjepri
pak tul pjepri
800 ml ujë pa gaz
Përgatitja:
Hidhni farat dhe tulin në ujë, përziejini me një blender zhytjeje për disa sekonda dhe filtroni. Vendoseni në frigorifer për disa orë. Pija është gati për t’u shërbyer dhe mund të ruhet në frigorifer për disa ditë./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...