Është koha të mendoheni mirë se çfarë pini. Gjatë një vëzhgimi të kryer tek 46 pije të konservuara dhe pluhur, që konsumohen gjerësisht nga njerëzit, u zbulua se 78% e tyre përmbajnë më shumë përmbajtje të fosforit seç është menduar më parë. Pse është shqetësues ky fakt?
Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat.
Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit, shkruan “Women’s Health”.
Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan. Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit.
Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash).
Për të limituar konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë fosfori, Alexander Chang, bashkautor i studimit, rekomandon që të shmangni çdo pije ose ushqim me ingredientë që kanë prefiksin “fos”, si acidi fosforik, i përdorur zakonisht tek pijet e gazuara për t’u dhënë atyre shijen karakteristike dhe për të vepruar si energjikë.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...