Nëse kafja është pija që ju bën të zgjoheni nga gjumi, atëherë nuk jeni vetëm. Pavarësisht nëse është kafë, çaj apo pije joalkoolike, kafeina konsumohet nga më shumë se 80 përqind e njerëzve në të gjithë botën.
Shumica gjithashtu marrin një dozë më të lartë të kafeinës, sesa është e lejuar, transmeton portal arbresh.info
Trupit në ditë i nevoiten rreth 100 miligramë kafeinë, rreth 50 miligramë pije e gazuar dhe 250 miligram pije energjike.
“Secili njeri ka metabolizëm të ndryshëm dhe e pranon kafeinën ndryshe. Mesatarisht përqendrimi maksimal i kafeinës në trupin tuaj arrin kulmin një orë pasi të hani ose të pini diçka që përmban kafeinë”, thotë Dr. Roshini Melainey, një kardiolog.
“Nëse pini një filxhan kafe çdo mëngjes, ajo do të qëndrojë në trup për rreth pesë orë. Por nëse merrni disa doza kafeinë gjatë ditës, atëherë përqendrimi i tij është zakonisht më i lartë në orët e vona të pasdites dhe më i ulëti në mëngjes pas zgjimit. Sidoqoftë, çdo efekt në sistemin kardiovaskular mund të zgjasë nga 10 deri në 60 orë, ”thotë mjeku.
Efekti i kafeinës në shëndetin e zemrës varet kryesisht nga sa kafeinë konsumoni, në çfarë forme dhe sa shpesh.
“Dy filxhana kafe në ditë janë të pranueshme, ndërsa më shumë se katër nuk rekomandohen në asnjë mënyrë”, shton mjeku.
LEXO EDHE: Sëmundjet e zemrës dhe të mëlçisë marrin fund me këtë recept të shtëpisë
Megjitëse të gjithë kanë një përceptim ndryshe për kafen, nuk është mirë që të konsumohen më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë.
Kafeina e tepërt sigurisht që ka një efekt në sistemin kardiovaskular.
Kafeina e rrit tensionin e gjakut dhe është me e theksuar te njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, si dhe te njerëzit e moshuar.
Në raport me kolesterolin, shumë studime nuk kanë treguar ndonjë efekt të dëmshëm të konsumimit të kafes dhe kolesterolit. Sidoqoftë, kafeja e pa filtruar mund të shkaktojë LDL pak të ngritur, ose kolesterol të keq, si dhe kolesterol të plotë.
Ata që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës mund të kenë simptoma të rrahjes së shpejtë të zemrës pas marrjes së kafeinës.
Pavarëisisht sa shumë ju pëlqen kafja, mos e teproni.
Sipas një studimi të botuar në American Heart Association, konsumimi i moderuar i kafes nuk ndërhyn fare në funksionimin kardiak dhe disa studime kanë arritur në përfundimin se një dozë e ulët shoqërohet edhe me një rrezik më të ulët të goditjes në tru./arbresh.info/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...