E njëjta gjë vlen edhe për perimet e tjera që lidhen me brokolin, si lakra e gjelbër, lakra e zakonshme dhe lakra e Brukselit – por vetëm në qoftë se nuk i hani shumë, paralajmërojnë shkencëtarët dhe nutricionistët
Brokoli është ndoshta një nga ushqimet më të shëndetshme, apo jo? Ai është i pasur me antioksidantë, ndërsa besohet se ul rrezikun e kancerit. Brokoli i zier në avull madje e ul kolesterinën.
Lakra e gjelbër është bërë kohët e fundit një ushqim i shëndetshëm, i famshëm dhe “super ushqim’ i pastër, ndërsa lista e përfitimeve të saj shëndetësore është e gjatë, nga antioksidantët, përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, efektet anti-inflamatore e deri tek reduktimi i rrezikut të zhvillimit të kancerit.
Por konsumimi i sasive të tepërta të lakrës së gjelbër mund të jetë një gjë mjaft e keqe. Sasitë e tepruara të lakrës së gjelbër mund të shkaktojnë hipertireozë, një gjendje kjo në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaft hormone të tiroides, shkruan Yahoo Health.
Jennifer Berman shkruan për New York Times se ajo dikur ishte një adhuruese e madhe e ushqimit të shëndetshëm, pinte lëngje të freskëta të perimeve dhe hante shumë perime të gjelbra çdo ditë.
“Imagjinoni tronditjen time kur mjeku në ekzaminim e diagnostikoi hipertireozën, e cila është shumë e shpeshtë tek gratë më të vjetra se 40 vjeç. Kur u ktheva në shtëpi e shikova në internet listën e ushqimeve të cilat duhet t’i shmangni. Në krye të listës ishte pikërisht lakra e gjelbër, nga e cila çdo mëngjes bëja lëng, dhe pastaj brokoli, lulelakra, lakra, lakra e Brukselit dhe lakra jeshile – një perime që e kam konsumuar në sasi të mëdha, sepse konsiderohet se e parandalon kancerin”, zbulon Jennifer Berman.
Frutat dhe perimet e freskëta kanë pasur një ndikim të madh edhe në dhëmbët e saj. Pas ekzaminimit, dentisti i tha asaj se do t’i kishte dhëmbët në gjendje më të mirë po të kishte ngrënë çokollatë dhe po të kishte pirë lëngje të gazuara në vend të ujit të freskët të filtruar me limon.
Si duket sheqernat natyrore në lëngje të frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, dhe limoni, edhe pse i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoide të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit, në një masë të caktuar e dëmton smaltin i cili i mbron dhëmbët.
Nëse doni t’i shmangni pasojat negative të konsumimit të lakrës së gjelbër, gjithsesi duhet ta zieni përpara se ta konsumoni dhe kështu në masë të madhe do ta zvogëloni rrezikun. Me zierjen e lakrës së gjelbër reduktohen aspektet që kontribuojnë në shfaqjen e hipertireozës.
Ndikim negativ në tiroide në përgjithësi kanë perimet si lakra e gjelbër, brokoli, lakra, lulelakra, choy, arugula, rrepa dhe lakërishtja, prandaj duhet dozuar sasia e këtyre perimeve.
Në anën tjetër, perimet si trangujt, panxhari, selino, majdanozi, kungulli i njomë dhe karrotat sa i përket sasisë nuk e kanë këtë aspekt negativ.
Sigurisht, këto fakte paralajmëruese rreth lakrës së gjelbër dhe perimeve të ngjashme nuk do të duhej t’ju zmbrapsin nga konsumimi i rregullt i perimeve.
Teresa Fung, profesoreshë e nutricionizmit në Shkollën e Harvardit të Shëndetit Publik thekson: “Sasitë normale, të arsyeshme të perimeve nuk janë problematike. Personi (i cili nuk ka probleme me tiroide) i cili disa herë në javë konsumon perime të familjes së lakrës nuk do të duhej të ndiente pasoja negative”.
Megjithatë, siç thekson ajo, çdo gjë është tek masa.
“Në qoftë se një person ka hipotireozë apo merr ilaçe për tiroide, do të duhej ta kontrollonte mënyrën e dietës me mjekun e vet. Por edhe në këtë rast perimet e familjes së lakrës në sasi të arsyeshme nuk do të duhej të jenë ndonjë problem. Por, për shembull, në qoftë se çdo ditë e pini një gotë të madhe të lëngut të lakrës së gjelbër, atëherë tashmë jeni në një zonë të rrezikshme”, thotë Teresa Fung.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë