E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.
Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).
Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.
Qepa është disi e sigurt kur konsumohet si ushqim ose kur aplikohet ekstrakti i qepës në lëkurë. Ekstrakti i qepës është NDOSHTA I SIGURT për shumicën e njerëzve kur merret së bashku me ushqimet e tjera. Përdorimi i rreth 400 mg ekstrakt qepe për 6 javë është gjithashtu i sigurt. Disa nga efektet anësore të qepës mund të jenë irritimi i lëkurës ose ekzema, pas kontaktit të saj të drejtpërdrejtë me lëkurën, lotimi i syve kur janë të ekspozuar ndaj erës së qepës dhe dhimbja e stomakut pas konsumimit të qepës, transmeton shendeti.com.al.
Masa paraprake dhe paralajmërime
Gratë shtatzëna dhe ushqyerja e fëmijëve me gji: Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme rreth sigurisë së konsumimit të qepës si ilaç nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji. Qëndroni në anën e sigurt dhe shmangni konsumimin e qepës në sasi të mëdha.
Çrregullimet e gjakut: Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Qepa mund të rrisë rrezikun për gjakrrjedhje kur merret si ilaç. Mos përdorni ekstrakt të qepës nëse keni çrregullime të gjakrrjedhjes.
Alergjitë ndaj ushqimeve: Njerëzit që kanë alergji ndaj selinos ose artemisës mund të jenë gjithashtu alergjikë ndaj qepës. Mos e përdorni si ilaç mjekësor nëse keni këto alergji.
Diabeti: Qepa mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak. Nëse vuani nga diabeti dhe përdorni qepën si ilaç, kontrolloni me kujdes nivelet e sheqerit në gjak.
Çrregullime të tretjes: Qepa i përkeqëson edhe më shumë simptomat e çrregullimeve së tretjes. Mos e konsumoni qepën në sasi të mëdha nëse i keni këto probleme.
Operacion: Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut dhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Në teori, qepa mund të rrisë rrezikun për gjakrrjedhje ose të ndërhyjë tek kontrolli për sheqerin në gjak gjatë dhe pas procedurave të operacionit. Mos e përdorni qepën si ilaç të paktën 2 javë para një operacioni të programuar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...