Aspirina kundërvepron me qepën
Disa njerëz janë alergjikë ndaj qepës. Aspirina mund të rrisë edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj qepës nëse tashmë jeni alergjik ndaj saj. Për të qenë të sigurt, shmangni përdorimin njëkohësisht të tyre.
Litiumi kundërvepron me qepën
Qepa mund të ketë efekt si diuretik, prandaj mund të pengojë nxjerrjen jashtë trupit të litiumit.
Diuretikët mund të rrisin sasinë e sodiumit të nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. Nga ana tjetër, ulja e niveleve të sodiumit në trup çon në rritjen e niveleve të litiumit, duke rritur kështu efektet anësore nga litiumi, transmeton Shëndeti.com.al.
Ky ilaç përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare, epilepsinë, depresionin etj.
Ilaçet për diabetin kundërveprojnë me qepën
Qepa mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ilaçet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Duke konsumuar qepë së bashku ilaçe për diabetin mund të shkaktojë rënie më shumë seç duhet të niveleve të sheqerit në gjak. Monitoroni me kujdes sheqerin në gjak. Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni dozën e ilaçeve për diabetin.
Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulant/ antiplatele) kundërveprojnë me qepën
Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Duke marrë qepë së bashku me ilaçe që ngadalësojnë gjithashtu mpiksjen e gjakut, mund të rritet rreziku për hemorragji. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naprokseni, varfarina etj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...