Pozita “W” e uljes zakonisht përdoret nga fëmijët. Kjo është pozitë standarde e uljes, pasi që fëmijët ndjehen më të sigurt dhe e kanë më të lehtë qëndrimin ulur.
Por, shumica e prindërve nuk i njohin rreziqet që i sjell ulja në këtë pozitë.
Efektet negative të kësaj pozite përfshijnë probleme ortopedike, ngadalësim në zhvillimin e kontrollit postural dhe stabilitetit etj.
Ulja e vazhdueshme në këtë pozitë mund të shkaktojë edhe probleme me ijët, e gjithashtu shpie edhe në muskuj më të ngushtuar apo më të shkurtër. Kjo ndikon direkt në zhvillimin e aftësive motorike, balancimit dhe koordinimit.
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë se mënyra më e mirë për ta ndalur këtë dukuri, është aë vazhdimisht t’ia ndryshoni pozitën e uljes fëmijës. Mësojeni atë të ulet në mënyrë korrekte dhe është mirë të investoni në një tavolinë me karrige.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...