Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj vetes, pyetjet më të shumta janë në lidhje me rutinën e bukurisë e cila na ofron një lëkurë të pastër dhe të ndritshme.
Çfarë na është thënë gjithmonë nga prindërit dhe dermatologët është se larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje janë dy procese jashtëzakonisht të rëndësishme.
Ndonëse kjo është e vërtetë për disa lëkura, pastrimi i fytyrës në mëngjes nuk këshillohet gjithmonë nga specialistët. Sipas dermatologes Noelani Gonzalez e specializuar për dermatologji kozmetike, larja e fytyrës në mëngjes nuk është aspak e nevojshme.
“Nëse e lani fytyrën gjatë natës, nuk keni nevojë ta lani përsëri në mëngjes. Nëse shkoni menjëherë në shtrat pasi të keni larë fytyrën, ajo nuk është në kontakt me asgjë që vërtet duhet të lahet. Ju rekomandoj vetëm ta shpëlani, pasi patjetër që lëkura mund të djersitet gjatë natës”.
Çfarë ndodh nëse keni lëkurë të yndyrshme?
Nëse yndyra që prodhohet gjatë natës bëhet shumë e bezidshme, ajo sugjeron vetëm përdorimin e një uji micellar. Duke përdorur pak ujë dhe një copë pambuku, ky pastrues i butë është mëse i mjaftueshëm. Gjithsesi ajo mendon se lëkura është më e shëndetshme nëse nuk pastrohet me ujë micellar pasi shpesh krijon akne.
Po nëse keni lëkurë të thatë?
Për njerëzit që kanë lëkurë të thatë, evitojeni larjen e fytyrës në mëngjes. Dermatologia shpjegon se kështu hidratuesi i mbrëmjes do të funksionojë më mirë. Pastruesit janë bërë për të ndihmuar në largimin e vajit dhe papastërtive. Kështu nëse keni fjetur vetëm me krem nate dhe serum, duke përdorur një pastrues do të hiqni vajin dhe lagështirën që lëkurës i duhet. Në vend që ta lani fytyrënmund të përdorni një tonik për lëkurën pasi ndihet më i butë. Në këtë mënyrë, mund ta mbani lëkurën e hidratuar dhe gradualisht barriera e saj fillon të shërohet. Për njerëzit me këtë lloj lëkure, ndonëse larja nuk këshillohet, nuk duhet harruar rutina bazë e mëngjesit si kremi hidratues dhe kremi i diellit.
Nga ana tjetër, lëkura të cilat kanë tendencë akneike, pastrimi i lëkurës në mëngjes është i rëndësishëm pasi vret bakteret. E njejta gjë vlen edhe për njerëzit që bëjnë aktivitet fizik herët në mëngjes. Në fund ne ju këshillojmë të bëni ç’ju duket më e mira për lëkurën dhe rutinën tuaj të përditshme.
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...