Vanilje, çokollatë, lajthi, luleshtrydhe, boronicë, arrë kokosi etj etj, lista mund të vazhdojë edhe më gjatë, pasi kur bëhet fjalë për akulloret, mëkatin më të ëmbël të verës, por edhe të çdo stine tjetër, mundësitë e zgjedhjes janë të pafundme.
Ashtu si edhe dëshira për t’i provuar të gjitha! Nuk është aspak çudi që të mëdhenj e të vegjël, fëmijë e gjyshër, femra dhe meshkuj të biem pre e tyre, edhe kur akullore bërësit tentojnë të na joshin me kombinime të çuditshme. Nëse nuk keni mundësinë të shijoni një akullore ashtu si duhet në pastiçeri, ato të gatshmet që ruhen në kushte frigoriferike janë një zgjedhje shumë e mirë.
Pavarësisht shijes që ka, ekziston një gjë që na kënaq të gjithëve, pjesa e çokollatës në fund të kaushit. Mirëpo studiuesit e Univeristetit të Utrecht-it, Hollandë, sapo kanë zbuluar diçka që do na thyejë zemrat të gjithëve. Ata këshillojnë në mënyrë katergorike të shmangim ngrënien e fundit të kaushit, pasi përmban acide yndyrore të pangopura, shumë të rrezikshme për shëndetin.
Sipas kimistit Bert weckhuysen çokollata që gjendet në fund të kaushit i nënshtrohet nëj proces përpunimi në yndyra të rrezikshme, që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme./Living
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...