Moringa – “pema e mrekullive” që kuron 300 sëmundje

14:14 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Nëse ndiheni keq, të molisur, të pavullnetshëm dhe ju mungon energjia, moringa është ilaçi për ju. Drejtpërdrejt nga natyra.

Moringa (lat. moringa oleifera) është barishte magjike me prejardhje nga Azia Jugore. Përdoret në mjekësinë tradicionale aziatike një kohë shumë të gjatë.

Gjithashtu, ky antioksidant i fuqishëm bimor ka treguar fuqinë e vet kur është fjala për shëndetin e përgjithshëm.

Për shkak të posedimit të hekurit, përshpejton formimin e hemoglobinës dhe mioglobinës, prandaj është shumë e dobishme për të sëmurët me diabet.

Moringa është burim i pasur i klorofilit, i cili ndikon në formimin e qelizave të reja në organizmin tonë.

Ky pigment i gjelbër ka ndikim antibakterial, forcon imunitetin tonë dhe ndihmon në ripërtëritjen e indeve.

Duke i pasur të gjitha këto cilësi, moringa është vendosur në qendër të hulumtimeve laboratorike kur është fjala për kancerin.

Frytet e fletëve të moringës përmbajnë minerale dhe vitamina. Një filxhan bishtaja ju sigurojnë 157% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Moringa oleifera përmban më shumë se 92 ushqyes dhe 46 lloje të ndryshëm antioksidantesh, 36 antiinflamatorë dhe 18 aminoacide, 9 prej te cilave esenciale.Një filxhan gjithashtu përmban:

– vitaminë B6 – 19% të nevojave ditore;
– Vitaminë A – 9% të nevojave ditore;
– vitaminë B2 riboflavinë – 11% të nevojave ditore;
– hekur – 11% të nevojave ditore;
– magnez – 8% të nevojave ditore.

Në 100 gram gjethe moringa të thata ka:

– 9 herë më shumë proteina se në kos
– 10 herë më shumë vitaminë A se në karota
– 15 herë më shumë kalium se në banane
– 17 herë më shumë kalcium se në qumësht
– 12 herë më shumë vitaminë C se në portokall
– 25 herë më shumë hekur sesa në spinaq

Pluhuri i gjetheve përmban edhe elemente të tjerë të dobishëm si kalciumi, kalium, zink, magnez etj.

Nuk ka ushqime të tjera që është e mbushur me një numër kaq të madh të lëndëve ushqyese. Pema Moringa është e pasur në ushqyes, dhe kjo është e dobishme për shëndetin e përgjithshëm.

Fletët e thata mund të gjenden në formë suplementi, mirëpo moringa e freskët është burim shumë më i mirë.

Po i japim disa arsye përse do të duhej të filloni të konsumoni moringën:

Forcon kockat – Me konsumimin e kësaj bime shtohet dendësia e kockave. Kalciumi dhe magnezi pengojnë humbjen e masës kockore. Gjithashtu u rekomandohet fëmijëve dhe personave në zhvillim, sepse shton qëndrueshmërinë, mirëpo nuk është alergjen siç është, p.sh., qumështi.

Pengon shfaqjen e kancerit – Duke i pasur parasysh cilësitë e saj antioksidante në luftën kundër radikaleve të lira, moringa ka fuqinë që të pengojë formimin e qelizave të kancerit. Gjithashtu përmban Vitaminën C dhe betakarotenin si edhe kuercetinën. Secila nga këta komponentë mbron trupin nga formimi dhe ndikimi i radikaleve të lira.

E mban diabetin nën kontroll – Kapsulat e pluhurit moringa mund të jenë tepër të dobishme për diabetikët, meqë ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak.

I mrekullueshëm për shtatzënat dhe gjidhënëset – Të gjitha gratë shtatzëna, si dhe ato që kanë fëmijët në gji, mund të përfitojnë shumë nga konsumimi i këtij pluhuri. Rreth gjashtë lugë pluhur moringe në ditë plotësojnë nevojat ditore të organizmit femëror për hekur dhe kalcium, të cilët janë më se të domosdoshëm gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Antioksidues i fortë – Pluhuri i moringës është shumë i pasur me polifenolet katekina, sidomos me EGCG, i cili pengon rritjen e qelizave kanceroze.

Ul nivelin e lartë të kolesterolit – Është shumë efikas në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe në parandalimin e formimit të droçkave të gjakut.

Kontrollon shtypjen e gjakut – Kjo është edhe një e mirë e këtij pluhuri, krahas edhe gjumit të mirë. Në fakt, pluhuri i moringës përdoret si ilaç natyror kundër pagjumësisë.

Shëron depresionin – Pluhuri i moringës përdoret shpesh për mjekimin e depresionit dhe ankthit, ku dobia vërehet vetëm pak ditë, pasi që të keni filluar ta përdorni.

Për shërimin e infeksioneve të vogla – Te infeksionet e vogla bakteriale dhe ato të shkaktuara nga kërpudhat, mund të përdoret pluhuri në fjalë në vend të ilaçeve, meqë ai e u lë sheqerin, largon aneminë dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta.

Për shërimin e plagëve – Në plagët e vogla dhe prerjet mund të vihet ky pluhur, i cili do ta përshpejtojë shërimin dhe zvogëlojë mundësinë e mbetjes së vragave.

Probleme me sytë – Për problemet me sytë, bluani gjethet dhe vendosni si krem në sytë tuaj dhe në këtë mënyrë e qetëson dhembjet e syrit.

Përmirëson rritjen e flokëve – Për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminës A, ky pluhur nxit rritjen e flokëve, e zinku pengon tharjen dhe bllokimin e gjëndrave të ngarkuara për prodhimin e dhjamit natyror. Mungesa e vitaminës A shkakton tharje të lëkurës dhe paraqitje të zbokthit.

Detoksikimi – Ky pluhur shpesh përdoret për pastrimin e ujit, meqë përmban veti detoksikuese. Ai po ashtu thithë të gjitha materiet e dëmshme, duke e detoksikuar tërë organizmin.

E rrit kondicionin – meqë përmban shumë vitamina, minerale, fitonutricientë dhe antioksidues, ky pluhur e forcon imunitetin dhe rritë kondicionin. Iu preferohet sidomos studentëve dhe sportistëve. Ndihmon edhe në humbjen e peshës së tepërt.

Pluhuri Moringa është një shtesë e shkëlqyer për shumë receta. Ju mund te shtoni këtë pluhur në lëngje të ndryshme, ujë, kos, qumësht, supa, sallata dhe loje të ndryshme salcash. Pluhuri Moringa gjithashtu mund të hidhet në shumë gatime dhe ëmbëlsira para se ato të shërbehen.

Vaji nga farat e Moringës mund të përdoret në ushqim, parfume dhe produktet për kujdesin e flokëve.

Ekspertët këshillojnë që dalëngadalë të filloni përdorimin e Moringës, pasi trupi i juaj do të ndihet shumë më ndryshe.

Përdorimi i sugjeruar: 3-6 gram në çdo moment të ditës.
Efektet anësore: Asnjë i njohur.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme