Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet në të gjithë botën, njerëzit janë duke vazhduar që të karantinohen nëpër shtëpitë e tyre.
Megjithatë, ekspertët nga Turqia thonë se mungesa e aktivitetit fizik dhe zakonet e këqiaj e të të ushqyerit paraqesin rrezik për shëndetin, transmeton portal arbresh.info
Vedat Goral, gastroenterolog në Spitalin Universitar Medipol Mega në Stamboll, thotë se ‘në duhet në mendje se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar do të forcojë sistemin tonë imunitar dhe do të na mbrojë’.
Goral theksoi se gjëja e parë për të cilën duhet të përqendrohemi gjatë qëndrimit në shtëpi është në të vërtetë se kur dhe ku hamë.
“Konsumoni ushqimet në tryezë. Mos hani në divan, në dhomën e gjumit ose përpara kompjuterit, sepse mund të hani më shumë pa e kuptuar. Kjo lloj sjellje mund të na dërgojë në shtim peshe dhe në sëmundje kronike”, shtoi ai.
Zakonet e blerjeve janë gjithashtu të rëndësishme, tha Goral, duke shtuar kur deklarohen shtetrrethime dhe gjendje të emergjencës, njerëzit kanë tendencë të blejnë makarona, pasi konsiderohet si ushqimi më i lirë. Por makaronat nuk janë një vakt ideal për shkak të kalorive të larta dhe vlerës së ulët ushqyese.
Konsultohuni me ekspertë për ushqimin e fëmijëve tuaj, “fast food” ndikon në zhvillimin psikik
Ai rekomandoi që në vend të makaronave, njerëzit të konsumojnë ushqime me proteina të larta dhe proteina dhe perime dhe fruta.
Mjeku specialist theksoi se në dietën ditore nuk bën të harrohet vitamina D, e cila gjendet në qumështin e pasur me kalcium, vezë, kos dhe djathë.
“Vitamina C, e cila është një nga konservatorët tanë më themelorë të shëndetit, ka një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Sa për frutat, ju mund të konsumoni mollë, portokall dhe të gjitha frutat agrume”, tha ai.
Për ata që nuk hanë mish, ai sugjeroi të hani bishtajore çdo ditë, siç janë bizelet e gjelbra, thjerrëzat e kuqe, qiqrat dhe fasulet e kuqe si një alternative.
Duke theksuar se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar nuk do të jetë e mjaftueshme, Goral tha se ky program duhet të mbështetet me stërvitje.
Ai paralajmëroi gjithashtu se duhet qëndruar larg alkoolit dhe cigareve, veçanërisht gjatë këtyre kohëve stresuese./Burimi AA/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...