Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci është shprehur se fatmirësisht në Itali ditët e fundit ka një ulje të numrit të viktimave.
Në një intervistë për Byro Politike me Juli Xhokaxhi është shprehur se fatmirësisht tashmë që numri i viktimave dhe personave të infektuar është në ulje ka vend dhe nëpër spitale ka kujdes shëndetsor më të përforcuar se në kohën e fluksit.
Ndër të tjera mjeku Troci në intervistën e tij është shprehur se pacientët që kanë kaluar koronavirus mund të kenë dhe pasoja të tjera shëndetsore.
Pjese nga biseda:
Si epiqendra mund të mbetemi në Lombardi dhe Bergamo apo ka qarkullim të hartës?
Bomba atomike e virusit ishte në Lombardi, fatmirësisht nga marrja e masave që më 8 mars u ndalua dhe frika e shpërndarjes në krahinat e tjera dhe kjo duket dhe nga shifrat e personave të infektuar në rajonet e tjera, duke na bërë që të të shpresojmë më pozitivisht. Italia u hapi pistën vendeve të tjera që të merrnin masat më parë. Masa u mor në kohëm më përpara se kur ishte piku. Mendohet se rasti 0 në Itali ka shumë më parë se nga verifikimi i rastit të parë dhe numri i pacientëve që kanë efektivisht dhe kanë kontaktuar koronavirusit ka qenë shumë më shumë i lartë se ai që kemi. Dhe në këto ditët e fundit është rritur kapaciteti për të bërë tamponët, dhe nga këto 7.6 % janë pozitiv.
Është tendenca në Itali për të shkuar drejt një testimi masiv më të madh?
Mund të themi se po flitet për testin e shpejtë që është bërë nga Kina, por nuk është aprovuar dhe nga shoqata e barnave kineze pasi ka një sensibilitet të ulët dhe ka një fals negativ shumë të madh. Një test që bëhet me marrjen e gjakut siç bëhet për matjen e diabetit, por kjo analizë nuk është për këtë fazë, por në një fazë të dytë për të parë se cili qytetar ka krijuar imunitet. Ju kujtoj se duhet të bëjmë kujdes, pasi në Singapor ka pasur tre rindezje vatrash, dhe duhet të bëjmë kujdes me rilirimin e masave nga qeveria. Mendohet që fillimisht të dalin puntorët që ka nevojë shoqëria për gjërat jetësore.
Nga lajmet që vijnë nga Italia jepen histori jetësh të humbura që bëhen troditëse, çfarë keni arritur të kuptoni duke i prekur nga afër?
Ky virus ka pasur edhe vdekshmëri në mosha të reja dhe mendohet se virusi mund të jetë ajo që jep në mushkëri është fundi i kësaj sëmundje, pasi mendohet se ai mund të mund të japë dhe një sëmundje sistemike, që quhet vaskulit që krijon trombe që çon në rastin e pacientëve të rinj që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Virusi godet zemrën, veshkën, në disa raste edhe trurin. Mushkëria është organi principal që goditet dhe çon në vdekjen e pacientëve të rinj.
Besoni se e gjithë kjo lidhet me trumpozën apo mund të ketë dhe pasoja të tjera? Ka një diskutim për ato që janë shëruar mund të jenë të shëndetshëm apo mund të kenë probleme?
Pacientët që nuk kanë pasur shenja klinike, nuk kanë pasoja, pasi është provuar se ato kanë imunitet dhe nëse ai është deri në dy vitesh atëherë jemi në rregull pasi mund të mos kemi ripërsëritje. Pacientët që kanë përfunduar në reanimacion kanë shumë dëmtime të tjera për shkak të intubimit, mbiinfektimit nga superbaktere të ndryshme që mund të kenë marrë dhe kanë pasoja pas shërimit nëse do të mbijetojnë. Do ta kenë pasoja më pas dhe të vështirë rikthimin në punë apo në aktivitet. Ky është një grup i vogël pacientësh që kanë me pas një fazë agresive të sëmundjes.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...