Gjatë konferencës “Ushqimi i Shëndetit”, Dr. Franco Berrino foli edhe për pijet zero, ku rekomandoi që të mos konsumohen.
Në vijim është transkriptimi i ndërhyrjes së mjekut:
Pijet zero sjellin sindromën metabolike. Në studimin tonë të madh, kemi zbuluar se ata që konsumojnë pije zero me të njëjtin stil ushqyerjeje sëmuren më shumë nga diabeti. Por si sëmuresh nga diabeti nëse nuk ka sheqer brenda?
Pijet zero, i njihni apo jo? Tani kanë shpikur dhe zeron e gjelbër. Bëhet fjalë ato me gjethe stevia, por ju nuk mund t’i besoni kësaj gjëje. Stevia është 200 herë më e ëmbël se sheqeri. E ndjejmë shijen e ëmbël jo vetëm në gojë, por edhe përgjatë gjithë traktit të tretjes, dhe kur diçka kaq e ëmbël mbërrin në zorrë, ka një reagim të menjëhershëm, duke hapur portat e përthithur glukozën.
Nëse vendos një gjethe stevia në çaj, nuk të rritet glicemia, sepse nuk ka sheqer, por nëse ti ha një biskotë, glicemia rritet më shumë se sa sheqeri që i ke shtuar çajit, dhe ky reagim i madh, te pijet zero bën që të shtohet diabeti.
T’i evitojmë së ngrëni këto mbeturina! Kjo, sipas rekomandimit të OMS dhe doktor Berrinos, të cilët thonë: “Mos i konsumoni pijet me sheqer, dhe as ato të quajtura zero!”
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag