Nga dita e nesërme, do të rishikohet fasha e orarit, si dhe të gjithë ata që kanë makinat e tyre do të lejohen për të shkuar në punë me makinë.
Mjekja epidemiologe shqiptare Rubina Muzina, e cila jeton në Texas të SHBA thotë se paralelisht me lehtësimin e masave Shqipëria duhet të ndjekë një strategji agresive, duke implementuar paralisht dy teste, atë serologjik dhe me tampon.
Muzina: Kofiçenti i ngjitshëmërisë është thënë 2.5, por po të shikojmë këtu është më i lartë, 6. Një person mund të infektojë dhe 6 persona. Kofiçenti ulet vetëm me masa që duhet të ndryshojnë rrjedhën e virusit. Të parët që do të testohen me testimin serologjik janë punonjësit e shëndetësisë. Kjo strategji duhet ndjekur dhe në Shqipëri.Një strategji tjetër që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri është testimi me tamponë. Tamponi të tregon a je i infektuar ndërsa studimi serologjik tregon a ke qenë i infektuar. Kur hapet shoqëria të dy këto testime shkojnë bashkë. Task-forca shqiptare duhet të jetë shumë agresive, të vazhdojë me testimet e tamponit. Kam dëgjuar shumë që kjo kaloi, jo me kalimin do të ketë valë të tjera.
Në gjykimin e saj asgjë nuk ka kaluar dhe mund të kemi valë të reja të epidemisë.
Muzina: Merita më e madhe që Shqipëria ka bërë ka qenë mbyllja. Sëmundja i kaloi mbrapa dhe taskforca po e ndiqte. Mbyllja ka qenë shumë e rëndë por punoi në njëfarë kohe. Ndaj me hapjen duhet në mënyrë agresive të vazhdoni testimet me tamponë. Për ndjekjen e rastit mund të marrësh studenët e mjekësisë apo dhe studentë të tjerë dhe ti trajnosh si grupe.Fleksibiliteti në epidemi dhe pandemi të jep rezultate. Po prite me një grusht të Institutit të Shëndetit Publik, 10 apo 100, a janë të mjaftueshëm? Shkodra mund të jetë një vatër, mund të ketë dhe vatra të tjera. Virusi është i tillë, në ka mbetur dhe një person për tu infektuar, në rast se personat e painfektuar hyjnë në kontakt me personat e infektuar dhe në rast se kemi kontakte që kalojnë virusin, virusi do të vazhdojë të jetë me epidemi. Të gjithë zinxhirët duhen adresuar si duhet.
Në një intervistë për Rtv Ora ajo thotë se çdo vend ka strategjinë e vet por në këto kohë duhet të mësojmë nga më të mirët dhe jo të bëhen krijime origjinale.
Muzina: Testime më të ulëta ndodhin në ato ku vende ku sistemi shëndetësor nuk është aq i fuqishëm. Taskforca shqiptare veproi vonë, në fillim kur shikonim ato zero, zero, pa raste ne këtu i quajmë të dhëna që nuk kanë kuptim, nuk kanë sens. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim, të dy testimet duhen, aty ku është vatra e infeksionit dhe personat e kontaktit. Kjo duhet të vazhdojë edhe pse masat mudn të lirohen. Bashkë me këtë është i detyrueshëm testimi serologjik. Çdo vend ka strategjinë e vet por në këto kohë mëson nga më të mirët, ata që kanë kaluar epideminë. Duhet të mësojmë nga më të mirët dhe jo të bëhen krijime origjinale në këto kohë.
Njësoj si Trump, edhe mjekja shqiptare thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë veproi shumë vonë ndaj pandemisë.
Muzina: OBSH veproi vonë. Në 31 dhjetor u raportuan nga Kina te OBSH 34 raste të një pneumonie atipike që nuk dihej, ndërkohë kreu i OBSH me 14 janar thotë se nuk mund të jetë e sigurtë që kalon nga personi në person. Me 23 janar nuk kanë arritur në një marrëveshje për ta quajtur epidemi. Në 31, Amerika tha duhet të ndalojmë udhëtimet nga Kina. Ishte CNN që e quajti pandemi përpara se vetë OBSH. Në raste krize ti nuk duhet të shkatërrosh kredibilitetin tënd dhe kur kredibiliteti dëmtohet pasojat dihen.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...