Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen pse disa gra kanë më shumë dhimbje gjatë periodave sesa të tjerat.
Pas viteve të hulumtimit, një ekip ka identifikuar proteinën kyçe që ndihmon në përtëritjen e pjesës së fundme të mitrës gjatë ciklit, duke pakësuar humbjen e gjakut, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë gjetur që disa gra kanë nivel më të ulët të oksigjenit në gjak, duke çuar në prodhim më të ulët të kësaj proteine, për këtë ka edhe më shumë humbje të gjakut.
Zbulimi, i publikuar sot nga Universiteti i Edinburgut mund të shtrojë rrugën për zhvillimin e trajtimeve jo hormonale për ato që vuajnë nga periodat e rënda, pa pasur nevojë histeroktomi, procedura kirurgjike e largimit të mitrës.
Gjakderdhja e tepërt prek një në tre gra dhe mund të çojë drejt anemisë – që do të thotë nuk ka mjaft qeliza të kuqe të gjakut për të bartur oksigjenin nëpër trup.
Terapitë momentale janë të bazuara në hormone dhe zakonisht parandalojnë shtatzëninë./Arbresh.info/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...