Një kollë e thatë dhe deri tek humbja e nuhatjes, dihen që janë simptomat më të mëdha dhe më të pakëndshme që mund të përjeton dikush që preket nga infeksioni.
Tani shkencëtarët kanë paralajmëruar një simptomë tjetër që tregon se jeni infektuar me koronavirus, një ndjesi të çuditshme në hundë, transmeton portal arbresh.info, duke cituar gazetën “Mirror”.
Studiuesit nga Universiteti i Barcelonës kanë paralajmëruar se ndjesia e hundës mund të jetë një shenjë kryesore e hershme e infeksionit.
“Prania e këtyre simptomave të hundës dhe shfaqja e tyre e hershme, mund të lehtësojë diagnozën e hershme të COVID-19 dhe përpjekjet fillestare të distancimit shoqëror”, thuhet në studimin e udhëhequr nga Jordi Navarra.
A mund t’i identifikojë qeni të infektuarit me koronavirus?
Në studim, studiuesit anketuan 35 pacientë Covid-19 në lidhje me simptomat e tyre.
Rezultatet zbuluan se më shumë se 68% raportuan të paktën një simptomë të hundës, duke përfshirë thatësi të tepruar dhe një ndjesi të vazhdueshme të të pasurit një ‘rrjedhje hundësh’.
Studiuesit thanë: “Grupi klinik gjithashtu përjetoi‘ një ndjesi të çuditshme në hundë ’dhe që kishte thatësi të tepërt të hundës dukshëm më shpesh sesa grupi i kontrollit.
Simptomat e hundës kanë tendencë të ndodhin së bashku me simptomat më të zakonshme të humbjes së nuhatjes dhe shijes dhe zgjasin mesatarisht për 12 ditë./arbresh.info/
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë