Sipas një studimi të ri të publikuar në “BMJ Open Diabetes Research & Care”, gratë që punojnë shumë orë çdo javë, janë më të rrezikuara për të zhvilluar diabet, ndryshe nga burrat.
“Gratë që kanë punuar të paktën 45 orë në javë, kanë shfaqur një rrezik dukshëm më të lartë (63%) për të zhvilluar diabet, krahasuar me gratë që kanë punuar 35-40 orë në javë. Përkundrazi, burrat që kanë punuar më shumë orë, kishin tendencë të kishin një rrezik lehtësisht më të ulët për të zhvilluar diabet, ndonëse kjo e dhënë nuk ishte shumë domethënëse statistikisht”, shpjegon Mahée Gilbert-Ouimet (Qendra e Kërkimit FRQS, në Kebek), që ka udhëhequr grupin e punës.
Në studim janë përfshirë 7.065 punonjës kanadezë të ndjekur përgjatë 12 vjetëve. Kërkuesit kanë studiuar subjekte që janw shtruar nw spital dhe janw diagnostikuar me diabet, ose qw kanw marrw dy ndihma mjeksore me diagnozw diabeti brenda njw periudhe dy vjeçare. Orët javore të punës janë ndarë në katër kategori: 15-34 orë, 25-40 orë, 41-44 orë dhe të paktën 45 orë. Gjatë ndjekjes, 12,2% e burrave dhe 7,5% e grave në studim kanë zhvilluar diabet, por vetëm kategoria e punës javore prej të paktën 45 orësh ka treguar një lidhje domethënëse me incidentin e diabetit.
Efekti i dëmshëm i orëve të gjata të punës, vëzhguar te gratë e këtij studimi, ka mbetur domethënës edhe pas përshtatjes sipas karakteristikave socio-demografike dhe socio-ekonomike, të tjera ekspozime të lidhura me punën dhe kushtet shëndetësore, mes të cilave; hipertensioni, artriti dhe simptomat e ankthit, por rezultati është zbehur paksa pas rregullimeve shtesë për duhanin, aktivitetin fizik në kohën e lirë dhe konsumimin e alkolit.
Kufizimet e analizave përfshinin faktin që orët e punës mateshin vetëm në një pikë gjatë ndjekjes 12-vjeçare dhe se nuk u bë asnjë dallim mes diabetit të tipit 1 dhe diabetit të tipit 2 gjatë vlerësimit të kartelave klinike. Sipas autorëve, studimet e ardhshme duhet të synojnë vëzhgimin më nga afër të specifikave që lidhen me orët e punës, zakonet e shëndetit, stilin e jetesës dhe përgjegjësitë familjare, që pasohen më tej nga rreziku për diabet, veçanërisht sa i përket dallimit mes dy gjinive./doctor33/
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...