Rrezik epidemie në ishujt Canarie. Deri tani ka arritur në 13 numri i turistëve të prekur nga një bakter që është rezistent ndaj çdo lloj antibiotiku. Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ECDC, që shpjegon se ekziston një rrezik i lartë që ky bakter të përhapet me shpejtësi në të gjithë kontinentin tonë.
Janë suedezë dhe norvegjezë turistët e prekur deri tani dhe autoritetet konfirmojnë se pas analizave gjenetike ka rezultuar se janë prekur nga bakteri Klebsiella pneumoniae St392 dhe që zakonisht merret në struktura shëndetësore.
Sipas ECDC, ky bakter është vështirë që të merret jashtë një strukture sanitare, por në rastin që dikush është infektuar dhe nuk është në dijeni duke neglizhuar edhe kurimin, atëherë mundësia e përhapjes rritet masivisht, veçanërisht në këtë periudhë të vitit.
Aktualisht në ishujt Canarie është kulmi i sezonit turistik dhe sipas statistikave në vitin 2016 u vizitua nga 15 milionë turistë nga e gjithë bota.
Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Vullneti-Leos: Ti e ke tradhtu të dashurën tënde, Lelën
IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Feriz...
Ministria e Ekonomisë dhe KOSTT-i i bën thirrje qytetarëve t...
Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytet...
Gjesti dhe Leo me ironi ndaj Vullnetit: Me 3 mijë followers,...