Google ADS

Mjekët i quajnë ilaçet e së ardhmes, njihuni me 7 super ushqimet e pasura me antioksidantë

09:38 | 21 Maj 2020
A Z

Të gjithë kanë dëgjuar për vlerat e pakundërshtueshme të antioksidantëve.

A e dini cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me antioksidantë? Është koha t’i zbuloni tani.

Boronicat e egra/ Janë të vogla por bëjnë një punë të madhe. Ato janë burimi numër 1 i antioksidantëve. Një filxhan me boronica të egra përmban 13,427 antioksidantë, vitaminat A dhe C, flavonoidë (një lloj antioksidanti) kuercetinë dhe anthocianidinë. Kjo do të thotë se në një filxhan të vetëm gjeni një sasi antioksidantësh 10 herë më të lartë se rekomandimet shkencore për sasinë e duhur të antioksidantëve. Boronicat ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës si dhe mbajnë trurin dhe zemrën të shëndetshme.

Luleshtrydhet/ Ky frut pylli është gjithashtu i pasur me antioksidantë. Në fakt është një nga frutat me përqendrim më të lartë të antioksidantëve”>antioksidantëve. Po flasim për frutat e mirëfillta organike. Antioksidantët që gjenden te luleshtrydhet luftojnë kolesterolin e lartë që shkakton sëmundje zemre. Luleshtrydhet përmbajnë anthocianinë, antioksidanti që mbron njeriun nga sëmundjet kardiovaskulare. Luleshtrydhet janë gjithashtu një burim i pasur i vitaminës C, që e mbron trupin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kumbullat/ Nëse dëshironi të përfitoni nivelin më të lartë të antioksidantëve”>antioksidantëve zgjidhni kumbullat e zeza. Ato janë më të pasurat me vitaminë C dhe fenolë, një antioksidant që parandalon inflamacionin në gjymtyrë dhe ka aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe përkeqësimin e qelizave.

Portokajt/ Këto agrume janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë. Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza. Vitamina C e mban sistemin imunitar në formë dhe parandalon shumë sëmundje duke nisur nga i ftohti dhe infeksionet në vesh.

Rrushi/ Nëse kërkoni të shfrytëzoni vlerat e antioksidantëve, atëherë hani shumë rrush, sidomos atë të kuqin. Lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht e pasur me një antioksidant të quajtur resveratrol, që lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.

Qershitë/ Qershitë janë një frut i mrekullueshëm. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe punojnë fort për të eliminuar qelizat e stresit oksidues, rrjedhimisht duke ngadalësuar procesin e plakjes. Kuercetina që gjendet tek qershitë është një flavonoid tepër i fuqishëm kundër radikaleve të lira.

Spinaqi/ Spinaqi është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve”>antioksidantëve. Në një filxhan me spinaq mund të përftoni 3,600 IU (njësi) beta-karoten, një antioksidant i nevojshëm kundër plakjes dhe sëmundjeve të zemrës. Spinaqi ofron shumë luteinë, një antioksidant i aftë të mbrojë dhe përmirësojë shikimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme