Google ADS

Mjedra, ilaç për shumë sëmundje

22:27 | 14 Mars 2017
Trina Galanxhi

Mjedra si frut ka shume përfitime shëndetësore dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës. Ketonet-enzime që gjenden te malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup.

Djegin yndyrat

Ky frutë i kuq është i pasur me fibra dha mangan. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni “te ngopur” me gjatë.

Zvogëlon rrezikun nga sulmet në zemër

Acidi elagjik, i cili gjendet tek mjedrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe ul shtypjen e lartë të gjakut.

Shëron mëlçinë e dëmtuar

Një filxhan mjedra mund te parandaloje dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma.

Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak

Edhe pse mjedrat janë të ëmbla, materialet ushqyese ndihmojnë në kontrollin e nivelit te sheqerit ne gjak. Për këtë gjë, mjedrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Për lëkurë të mirë dhe pastër

Antioksidantët dhe vitaminat qe gjenden ne mjedra e bëjnë këtë frutë përkryer për lëkurë të bukur dhe te shtrënguar. Ketonet e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, duke zvogëluar shenjat e plakjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme