Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme.
Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së ftohtë ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar.
Një shembull është shafrani i Indisë, i cili i kombinuar me mjaltin, kanellën dhe qumështin ose çajin e ngrohtë, lufton simptomat e gripit pa qenë nevoja të merrni medikamente.
Antibiotikë natyralë
Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm, shkruan femina. Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundër sëmundjeve të stinës.
Përbërësit:
1 lugë shafran Indie
1 lugë kafeje kanellë
2 kokrra piper
100 ml mjaltë
Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak. Vendosini në frigorifer për 3-5 ditë.
Mënyra e përdorimit:
Për të pasur efikasitetin maksimal të këtij medikamenti duhet ta marrim si pije në një nga këto mënyra:
Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo orë në qumësht ose çaj
Dita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orë
Dita e tretë: 1 lugë kafeje çdo tre orë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...