“Konsumoni më pak sheqer”, mund të jetë një këshillë e lehtë për t’u dhënë, por shumë e vështirë për t’u zbatuar. Megjithatë ekzistojnë mënyra që do t’ju ndihmojnë shumë të ulni konsumin e sheqerit të panevojshëm në trupin tuaj. Në fund të fundit, jeni ju që vendosni se çfarë do të bëni me ushqimin që ju vihet në pjatë dhe të produkteve që do të konsumoni. Ja se çfarë duhet të bëni për të sakrifikuar ëmbëlsinë e ushqimeve tuaja të preferuara.
1.Edukoni veten: Përpara se të tmerroheni dhe të hidhni çdo ushqim në plehra, merrni një çast për të kuptuar rekomandimet zyrtare të mjekëve për sheqerin dhe ndryshimin midis atij të tepërt dhe sheqerit natyror. Frutat, perimet dhe produktet e bulmetit kanë sheqer për nga natyra, e kjo gjë nuk ka pse duhet të jetë shqetësimi juaj. Frutat dhe perimet përmbajnë edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm si fibrat dhe yndyrat e mira, por duhet të kuptoni se mëlçia juaj nuk e përpunon sheqerin e tyre në të njëjtën mënyrë siç përpunon sheqerin nga një biskotë apo çokollatë. Me fjalë të tjera, sheqeri te mollët dhe specat nuk e shton peshën tuaj, siç bën një pije me ose pa gaz.
2.Kujdes me pijet: Burimi i tretë më i madh i kalorive në SHBA sot janë limonadat, që gjithashtu janë një nga burimet më të mëdha ku ne e marrim sheqerin. Një sasi shumë e vogël e pijeve me ose pa gaz që ne i konsumojmë çdo ditë, mund të përmbajë një sasi aq të madhe sheqeri saqë të hedhë poshtë çdo përpjekje tuajën për të humbur peshë. Provoni të mos i konsumoni këto pije të konservuara. Do ta kuptoni se do të shmangni shtimin në peshë të kilogramëve të tepërt, të panevojshëm për trupin tuaj.
3.Bëni pazar pasi të keni ngrënë: Duket e lehtë të bëni zgjedhje të shëndetshme për veten, derisa ju shkelni në një supermarket. Nëse jeni të uritur, logjika juaj ka gjasa të zhduket dhe të bëni zgjedhje që mund të dëmtojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur një trup sa më në formë. Kini parasysh që sa herë të shkoni në dyqan, pikë së pari të keni ngrënë. Këshillohet të merrni edhe një karrocë të vogël dhe të mendoheni gjatë përpara se të bëni shpenzimet e nevojshme.
4.Kujdes nga frutat e konservuara: Të gjithë frutat e freskëta janë shumë të mira, por nëse jeni të dhënë pas frutave të konservuara apo shurupeve, duhet të kuptoni se shija e tyre e sheqerit është pikërisht ajo që duhet të shmangni për të jetuar shëndetshëm.
5.Konsumoni çaj: Herën tjetër që do t’ju shkojë mendja për një ëmbëlsirë, “mashtrojeni” veten me një filxhan çaji. Menta, xhenxhefili, kanella dhe çaji i malit ju ndihmojnë shumë të largoni dëshirën për ëmbëlsira. Një lugë mjaltë po ashtu do të funksionojë si një mënyrë e mirë për ngrënë sheqer natyror dhe të shëndetshëm.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit