Burrat që hanë biftekë, mish dhe pica janë më të rrezikuar të preken nga kanceri i prostatës, sesa moshatarët e tyre vegjetarianë, pretendon një studim i fundit.
Në fakt, ata që diagnostikohen me kancer të prostatës në fazën e hershme mund të jenë në gjendje të vonojnë ose madje të parandalojnë sëmundjen të përparojë duke përdorur vetëm dietën vegjetariane, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit në Universitetin McGill, zbuluan se një gjen i përfshirë në përparimin e kancerit të prostatës (i njohur si MYC) ushqehet nga ushqimet yndyrore dhe mishi i kuq.
Ata kanë gjetur se pavarësisht nga mosha apo pesha, konsumimi i lartë i ushqimeve me yndyrë dhe mishit të kuq rrezikon burrat që të preken nga ky lloj kanceri.
Studimi është kryer duke kryer një eksperiment në mi, tek të cili gjetën efektin se sëmundja e kancerit të prostatës është zvogëluar ndjeshëm pasi kafshës iu ndërpre mishi edhe ushqimet me yndyrë të ngopur.
Studimi e forcon studimet e mëparshme të cilat kishin theksuar se niveli i kancerit të prostatës është më i lartë në vendet që konsumojnë ‘dietë perëndimore’ tipike të mishit dhe yndyrave./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...