Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

17:24 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard.

Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit të bërë nga Harvard SChan School of Public Health. Sipas këtij studimi, ulja e konsumimit të mishit të kuq, përkatësisht rritja e konsumimit të ushqimit të shëndetshëm është i lidhur me shanse më të vogla të vdekjes.

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq shkakton sëmundje siç janë: diabeti, sëmundje kardiovaskulare, disa lloje të kancerit si dhe vdekjen e hershme. Studimi i bërë nga këta hulumtues nga Universiteti i Harvarditështë një nga studimet më të gjata të bëra mbi përcaktimin e pasojave që mishi i kuq ka për shëndetin e njeriut.

Për të realizuar këtë hulumtim, studiuesit përdorën informacione të 53.553 grave të një studimi të mëhershëm qëështë bërë, si dhe të 27.916 meshkujve nga studimi Health Professionals Folloë Up Study. Të gjithë prej këtyre pjesëmarrësve ishin pa ndonjë sëmundje kardiovaskulare. Ata vëzhguan këta pjesëmarrës duke dashur të shohin ndikimet e mishit të kuq që nga viti 1986 deri në vitin 1994 nëse rritja e konsumimit të mishit kishte shkaktuar ndonjë vdekje gjatë viteve 1994 dhe 2002 shkruan Gazeta Express

Gjatë këtij studimi u vërejt se personat e vëzhguar të cilët kishin rritur konsumimin e mishit të kuq gjatë periudhës se 8 viteve të fundit ishin 13% më të rrezikuar për vdekje të hershme, se ata që nuk kishin konsumuar mish të kuq në sasi të mëdha.

Sipas hulumtuesve, kjo lidhshmëri në mes të vdekjes dhe mishit të kuq është për shkak se mishi ka disa komponentë shumë të dëmshëm për organizmin duke filluar nga yndyra, kolesteroli si dhe komponentët e tjerë artificial.

Ky hulumtim i bërë së fundmi, edhe një herë dëshmon efektet negative që ka mishi i kuq për shëndetin e njeriut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme