Me siguri se herë pas here mbështeteni në miqtë tuaj në kohët e vështira, por tani hulumtimet thonë se miqtë tuaj mund t’ju ndihmojnë ta parandaloni edhe një problem të madh shëndetësore – tipin 2 të diabetit.
Në një studim me pothuajse 3,000 njerëz të moshës së mesme dhe pleq në Holandë, hulumtuesit kanë zbuluar se ata të cilët kishin pasur shoqëri të mirë me 10 deri në 12 njerëz kishin qenë më pak të prirë ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit sesa njerëzit me vetëm shtatë deri në tetë miq të ngushtë, transmeton Telegrafi.
Çdo rënie në numrin e miqve të ngushtë ishte ndërlidhur me 5 deri në 12 për qind rrezik më të madh të zhvillimit të diabetit, ka zbuluar studimi.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se meshkujt të cilët jetojnë vetëm janë më të prirë ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit, përderisa vetmia nuk duket se ndikon fare në rrezikshmërinë e grave për ta pasur sëmundjen e sheqerit në gjak. /Telegrafi/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje