Google ADS

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të marrin vaksinën kundër gripit sezonal

13:17 | 7 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Sipas tyre pasi në disa shtete të botës ende po regjistrohen raste në rritje të COVID-19 dhe krahas kësaj, jemi edhe në periudhën e gripit sezonal, problemet shëndetësore lidhur me këto dy sëmundje mund të zhvillojnë komplikime të rënda te të gjitha moshat, në veçanti tek personat me sëmundje kronike.

Mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda dhe vdekjet nga gripi sezonal dhe COVID-19 është marrja e vaksinës kundër Gripit sezonal dhe COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ua rekomandon qytetarëve marrjen e këtyre vaksinave në të njëjtën kohë”, thuhet në mjojftimin e M.SH./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme