Google ADS

Ministri Vitia dhe Presidentja Osmani nesër pritet të vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë

14:04 | 21 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pritet të vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik.

Në njoftim thuhet se vizita është planifikuar për në orën 11:00 në Klinikën e Gjinekologjisë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme