Google ADS

Ministri Ismaili viziton spitalin e Gjilanit, ofron mbështetje konkrete

18:34 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku është njoftuar nga afër me gjendjen në këtë spital.

Ministri Ismaili me këtë rast ka uruar drejtorin e ri të Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, duke i ofruar atij mbështetjen e parezervë në përmirësimin e gjendjes në këtë spital.

“Është hera e dytë që po vij në këtë spital dhe jo rastësisht. Unë jam i gatshëm që t’i kushtoj vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve në spitalet rajonale, për të ofruar sa më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë në qytetet ku jetojnë”, tha Ismaili, duke shtuar: “Unë do të jem përkrah jush në secilin hap që ju do të merrni për të ndryshuar gjendjen në këtë spital, për të mirën e pacientëve, qytetarëve gjilanas.

Këtë vit do të investojmë në pajisje dhe infrastrukturë, e anash nuk do të mbetet as spitali i Gjilanit”, ka thënë ai. “Është hera e dytë që po vij në këtë spital dhe jo rastësisht. Unë jam i gatshëm që t’i kushtoj vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve në spitalet rajonale, për të ofruar sa më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë në qytetet ku jetojnë”, tha Ismaili, duke shtuar: “Unë do të jem përkrah jush në secilin hap që ju do të merrni për të ndryshuar gjendjen në këtë spital, për të mirën e pacientëve, qytetarëve gjilanas. Këtë vit do të investojmë në pajisje dhe infrastrukturë, e anash nuk do të mbetet as spitali i Gjilanit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, ka falënderuar ministrin Ismaili për vizitën dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për këtë spital. “Unë tashmë kam marrë një detyrë të re dhe përkrahja e ministrit Ismaili për të vazhduar reformat shëndetësore edhe në këtë spital, është shumë e rëndësishme për ne”, tha drejtori Hajrullahu.

Gjatë vizitës në Gjilan ministri Ismaili vizitoi edhe Klinikën e Emergjencës dhe Hemodializën, pas të cilave premtoi angazhimin e Ministrisë për të ndihmuar këto klinika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme