Google ADS

Ministri Ismaili flet si do t’i jep fund problemeve me barna esenciale

08:26 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, në emisionin Argument Plus të RTV21.

Ministri tregoi se çfarë po bënë institucioni që ai drejton për t’i dhënë fund këtij problemi të kamotshëm që po e përcjell shëndetësinë në vendin tonë.

“Unë e kam thirr edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për listën esenciale të barnave, jemi duke përgatit udhëzime administrative, kemi bërë një sistem ku i kemi futur të gjitha kontratat në të, në mënyrë që ta dimë se kur fillon të harxhohet bari, kur edhe sa muaj ka deri sa duhet të rinovohet kontrata. Nuk kemi pasur sistem që e alarmon situatën, ne si Ministri nuk kemi qenë në gjendje ta dimë p.sh se pesë muaj më herët nuk ka dorëza”, shtoi ministri.

Sipas tij, problemi me barnat nuk është një problem që mund të zgjidhet për 15 ditë apo një muaj, por gjatë vitit 2018 do të shihet një përmirësim i dukshëm.

“Kur them përmirësim të dukshëm, nuk do të them përmirësim për 3 javë dhe prapë të bjerë sistemi. Sepse kjo ka qenë pak praktika, por përmirësim që qëndrueshëm” , shtoi ministri. Ministri theksoi se kjo situatë qytetarët i varfëron direkt, përderisa ata duhet të sigurojnë vetë barnat.

Ministri tregoi se çfarë po bënë institucioni që ai drejton për t’i dhënë fund këtij problemi të kamotshëm që po e përcjell shëndetësinë në vendin tonë.

“Rritja e buxhetit ka qenë vetëm njëra monedhë e problemit. Monedhë tjetër që po besoj edhe publiku e dinë është që nuk ka pasur një menaxhim  të duhur të gjithë sistemit të barërave, që nga çmimet që shpeshherë kanë ardhur të fryra, që nga poashtu edhe mungesa e tyre. Ka ekzistuar dhe ende ekziston një mungesë e madhe e një sistemi që të dihet se çfarë në të vërtetë duhet blerë, kur duhet blerë dhe kur vjen ajo sasi”, tha Ismaili./RTV21/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme