Ministri i ri i Shëndetësisë: Vullneti qytetar e demokratik u përmbush

21:00 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vullneti qytetar dhe demokratik u përmbush, duke shtuar se Kosova ka nevojë zhvillim, transmeton portali arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Vullneti qytetar e demokratik u përmbush. Vendi ka nevojë për zhvillim dhe ai do të vijë. E shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin. Jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në këtë sektor, por po ashtu jam plot me vullnet e besim se do t’i dalim”, ka shkruar në facebook Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme