Google ADS

Migrena lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës

17:26 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Njerëzit që përjetojnë migrenë mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme kardiovaskulare, zbulon një studim i ri nga Danimarka.

Këto dhimbje koke u lidhën me një rrezik të shtuar për disa probleme të zemrës, duke përfshirë sulmin në zemër, fibrilimin atrial (një lloj i ritmit të parregullt të zemrës) dhe mpiksjen e gjakut që fillon në venat e një personi.

Migrenat janë konsideruar kryesisht si një çrregullim me dhimbje koke (në krahasim me çështjet e zemrës), me simptoma të tilla si dhimbje intensive, përzierje dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit. Megjithatë, ky nuk është studimi i parë që lidh dhimbjet e kokës së migrenës me probleme të zemrës, tha autori i studimit Dr. Kasper Adelborg, një kardiolog në Spitalin Universitar Aarhus në Danimarkë.

“Studimet e mëparshme kanë sugjeruar një lidhje midis migrenave dhe rrezikut të goditjes në tru dhe sulmit në zemër, veçanërisht në mesin e grave”, tha ai.

Në studim, hulumtuesit i shqyrtuan të dhënat e 51,000 njerëzve në Danimarkë që kishin migrenë dhe rreth 510,000 njerëz që nuk kishin. Njerëzit në grupin e migrenës ishin diagnostikuar së pari nga mosha 35 vjeçare, mesatarisht, dhe 71 përqind e tyre ishin gra, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme