Kanë dalë shumë prova se migrena duhet të konsiderohet si një tregues i rëndësishëm i rrezikut për sëmundjen e zemrës, tek gratë.
Një studim i bërë në më shumë se 115 mijë gra tregon se ato që kanë migrenë kanë një rrezik më të madh për sëmundje të mëdha kardiovaskulare sesa gratë që nuk vuajnë nga migrena.
Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Harvardi thonë se gjetjet e tyre sugjerojnë që gratë me migrenë duhet të kontrollohen në mënyrë rutinore për rrezikun e tyre vaskular.
“Ne kemi gjetur një rrezik rreth 50% në rritje për sëmundje të mëdha kardiovaskulare,” shkruajnë ata në The BMJ.
“Rezultatet e studimit tonë mbështesin gjetjet e studimeve të tjera të bazuara në popullatë që lidhin migrenën me rritjen e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare,” vazhdojnë autorët e studimit të udhëhequr nga profesor Tobias Kurth.
Megjithatë, ata thonë se shkaqet e mundshme ende duhet të përcaktohen. Për më tepër, nuk ekzistojnë të dhëna nëse parandalimi i sulmeve të migrenës redukton këto rreziqe.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës