Google ADS

Migrena dhe shtatzënia

23:21 | 14 Janar 2021
Trina Galanxhi

Shtatzënia është një hap i rëndësishëm dhe i panjohur për gratë. Është koha më e bukur në jetën e secilës grua, por për gratë që vuajnë nga migrena mund të jetë e paparashikueshme.

Sipas literaturës mjekësore, shumica e grave që vuajnë nga migrena pritet që të jenë në gjendje më të mirë gjatë shtatzënisë, ka raste kur edhe ajo zhduket plotësisht, transmeton portali arbresh.info

Përmirësimi mund të shpjegohet me një rënie të luhatjes hormonale dhe një rritje të niveleve të endorfinës. Lindja e fëmijës shkakton një përsëritje të migrenës, ka shumë të ngjarë në javët e para pas lindjes.

Sidoqoftë, është raportuar se në 35% të grave sulmet e migrenës ndodhin gjatë shtatëzënësisë, dhe 26% e tyre deklarojnë se ishin me aftësi të kufizuara në aktivitetet e tyre të përditshme për shkak të migrenës në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Sipas mjekëve, për të tejkaluar këtë fazë është e nevojshme që të vendoset një regjim dietal, përfshirë edhe rutinën e gjumit, marrjen e lëngjëve të nevojshme dhe dietës së shëndetshme.

Sidoqoftë, është raportuar se në 35% të grave sulmet e migrenës ndodhin gjatë shtatëzënësisë, dhe 26% e tyre deklarojnë se ishin me aftësi të kufizuara në aktivitetet e tyre të përditshme për shkak të migrenës në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë mund të jenë shenjë e sëmundjeve serioze, të cilat shkaktohen nga tendenca për rritjen e mpiksjes së gjakut.

Studimet tregojnë se simptomat e migrenës, të shoqëruara me presion të lartë të gjakut, mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së preeklampsisë ose ndërlikimeve të tjera vaskulare.

Dhimbjet e kokës nga migrena janë pulsuese dhe zakonisht ndjehen në njërën anë të kokës dhe janë rezultat i zgjerimit të enëve të gjakut në tru. Ndonjëherë shoqërohen me të përziera, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Një përqindje e vogël e grave me migrenë gjithashtu kanë migrenë me aura. Ata shohin flakërimë të dritës ose ndiejnë ndjesi shpimi gjilpërash te krahët dhe këmbët.

Më poshtë keni disa këshilla të nevojshme për gratë shtatzënë që vuajnë nga migrena:

Identifikoni dhe shmangni shkaktëratë e njohur të migrenës, duke përfshirë edhe disa ushqime.

Shmangni pirjen e duhanit, në mënyrë aktive dhe pasive.

Hani shëndetshëm dhe pini shumë lëngje.

Pushoni sa më shumë dhe rrini në ambiente të qeta pa zhurmë.

Kur migrena është shumë e rëndë ose thjesht nuk zhduket, nëse keni marrje mendsh, vizion të paqartë ose ndryshime në fushën e shikimit, këshillohuni me mjekun tuaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme