Në qoftë se deri pak javë më parë ankoheshit nga dimri i stërzgjatur, shirat e bezdisshëm të prillit dhe majit e temperaturat e ulëta, ky muaj paraqitet komplet ndryshe ndaj bëhuni gati për një verë të nxehtë.
Rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që një pjesë e mirë e njerëzve të zgjidhnin të shtunën e të dielën për të pushuar në bregdet, megjithatë me siguri nuk e kishit marrë parasysh se mund të digjeshit.
Nëse deri më dje keni besuar mamanë ose gjyshen që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma në rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë. Më poshtë gjeni 3 trajtime natyrale që do ju ndihmojnë në rast se rrezikoni të digjeni:
Aloe Vera:
Xheli i Aloe veras është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me gjelin e Aloe veras dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e Aloe veras të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.
Qumësht:
Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil:
Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...