Ndodh shpeshherë që vetë trupi ynë në një mënyrë a në një tjetër, të na dërgojë disa sinjale paralajmëruese sa herë që diçka nuk shkon mirë më organizmin.
Për shembull në qoftë se ndiheni të lodhur dhe të fryrë pas çdo vakti që hani, apo keni vështirë në jashtëqitje atëherë është momenti i duhur të ngrini pyetjen se ç’po ndodh me sistemin tuaj tretës. Ky sistem është shumë i komplikuar, aktivizohet që me marrjen e ushqimit për të kaluar më pas në organet e mëposhtme : gojë, ekzofag, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë, mëlçi e zezë, pankreas. Por kur trejtja nuk është shkon mirë, atëherë provoni lëngun detoksikues të mëposhtëm.
Kaloni në frulator ½ kastravec me madhësi mesatare, 1 mollë jeshile, 3 festa ananas, 1 portokall, 2 lugë gjelle me Aloe vera dhe gjysmë gote uji. Kjo e fundit duhet shtuar pasi të gjithë përbërësit e mësipërm të jenë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi pija të jetë sa më homogjene, shtoni ujin dhe pijeni. KUJDES: Kjo pije duhet konsumuar me stomakun bosh për dy javë.
Ananasi është një frut ekzotik shumë i pasur në vlera ushqyese, por i zhveshur nga kaloritë. Kjo është edhe arsyeja kryesore që shumë nutricionistë dhe dietologë e këshillojnë në regjimet detoksikuese. Ai përbëhet nga 85% ujë, vitaminë A, B, C, hekur, zink dhe magnez, enzima digjestive (tretëse) dhe shumë antioksidantë. Ananasi është një depo e vërtetë e bromelinës, një enzimë natyrale që kontrollon inflamacionin e sistemit tretës, parandalon kapsllëkun dhe rrit prodhimin e rruazave të kuqe.
Kastraveci është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave diuretike, antioksidantëve dhe substancave alkaline. Përbëhet nga 97% ujë, vitaminë A, B, C dhe E, kalcium, magnez dhe fosfor. Konsumimi i vazhdueshëm i tij mban nën kontroll prodhimin e lëngjeve të tepërta të organizmit si acidi urik, si dhe lehtëson tretjen.
Për mollët kemi folur vazhdimisht në faqen tonë. Janë një prej frutave më të konsumuara në të gjithë botën. Kjo nuk lidhet me faktin se gjenden në çdo stinë të vitit apo çmimi i tyre modest, por sepse janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Molla është e pasur me pektinë, një lloj fibre diuretike që mban nën kontroll sindromën e zorrës së irrituar dhe ekuilibron prodhimin e aciditetit të gjakut.
E dinit që në përmbajtjen e Aloe vera-s gjenden 19 prej 22 aminoacideve esenciale për të cilët ka nevojë organizmi ynë? Ajo ka në përmbajtjen e saj 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, selen), vitaminat A, B, C, D dhe E, antioksidantë e përbërës të fuqishëm me veprim antiinflamator.
Besohet se portokalli është me origjinë nga Azia, prej nga është përhapur nëpër botë, kurse në shekullin e 15-të ka arritur edhe në Evropë. Ai është një nga frutat më kuruese në botë. Përmbanvitaminë C, B1, B9 (acidi folik) dhe A, kalium, kalcium dhe fibra. Çdo ditë hani një portokall për të pajisur trupin tuaj me dozën e rekomanduar të vitaminës C, e cila është dëshmuar se parandalon probleme të shumta shëndetësore, që nga gripi dhe alergjia deri te sëmundjet serioze kardiovaskulare. Portokalli përmban disa karotenoidë dhe flavonoide që çhelmojnë zorën e trashë dhe riaktivizojnë sistemin tretës.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...