Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku alternativ Ruzhdi Metali shpjegoi se si gratë shtatzëna mund të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre edhe pa ekzaminime.
‘Doktor Ruzhdiu po më vijnë pyetje pa fund në celularin tim. P.sh. po më pyet dikush:
“Çani të lutem pyete doktor Ruzhdiun, a ka ndonjë mënyrë japoneze që të di se çfarë kam, djalë apo vajzë, sepse kam fobi nga ekzaminimet.”
‘Kjo është shumë e thjeshtë Çani. Kjo gruaja kur urinon, hedh disa kokrra gruri dhe elbi, të ndara në urinën e vet. Dhe pas ca ditëve, kush mbin e para… po mbiu gruri është femër, po mbiu elbi është djalë’, është shprehur mjeku alternativ duke habitur jo vetëm moderatorin por të gjithë me përgjigjen e tij.
‘Jo jo…’ shprehet i habitur Çani.
‘Është shumë e thjeshtë kjo’, shton mjeku.
‘Po kjo është e vërtetuar?’ pyet sërish Çani.
‘Është e vërtetuar kjo’, pohon me siguri mjeku alternativ.
Duke vazhduar më tej bisedën Çani ka shtuar: Mos ia fut kot doktor…
‘Është e saktë kjo’, përforcon më tej mendimin e tij mjeku alternativ.
‘Kjo është perlë, është hera e parë që e dëgjoj’, e ka mbyllur bisedën Çani.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës