Sipas shkencëtarëve secili bisht i një cigare lëshon pothujase 15 përqind të nikotinës totale që përmban një cigare e plotë.
Sasitë e dëmshme të nikotinës janë të pranishme shtatë ditë pas shuarjes së cigares, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Teknologjisë amerikane kanë zbuluar se bishtat e cigareve janë më të rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa është menduar, për shkak të sasisë së madhe të nikotinës që mbetet në ajër shumë kohë pasi shuhet cigarja.
Shumica e kimikateve lëshohen brenda 24 orëve të para, por sasi të dëmshme të nikotinës janë zbuluar se janë të pranishme edhe shtatë ditë pasi cigarja është shuar. Shkencëtarët kanë zbuluar se hiri bëhet edhe më i dëmshëm gjatë motit të nxehtë.
Sipas autorit të studimit Dastin Popendik, nëse tavlla e cigareve nuk pastrohet brenda ditës, atëherë sasia e ekspozimit të nikotinës te joduhanpirësit është dy herë më e madhe./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...