“Sytë janë dritarja e shpirtit tuaj” por a e dini se në mjekësinë tradicionale kineze, goja juaj është dritarja për shëndetin tuaj?
Mia, nga sekretet aziatike të bukurisë, tregon se si ti identifikoni disa probleme të zakonshme shëndetësore duke vëzhguar ngjyrën natyrale të buzëve tona:
1. Rozë e zbehtë
Nëse buzët janë të zbehta, pothuajse me ngjyrën e lëkurës, kjo është shenjë e anemisë. Trupit juaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, kështu që ju duhet të hani ushqime të pasura me hekur, të tilla si brokoli apo spinaqi.
2. E kuqe e fortë
Nëse buzët tuaja janë shumë më të kuqe se sa duhet, kjo do të thotë se trupi po mbinxehet dhe mëlçia po punon më shumsë se sa duhe, sipas balkanweb. Mëlçia është “organ i heshtur”, që “nuk ankohet”, kështu që mos prisni derisa ajo sëmuret, por ndërmerrni diçka për këtë.
3. Ngjyrë vjollce në të gjelbër
Nuk është e pazakontë edhe njerëzit e shëndetshëm herë pas here kanë këto ngjyra në buzë gjatë dimrit, por në qoftë vazhdimisht duken kështu, atëherë kjo tregon probleme me zemrën dhe mushkëritë, kështu që është mirë të konsultoheni me mjekun dhe t’i kontrolloni këto organe.
4. Vjollcë e mbyllët
Kur buzët e kënë këtë ngjyre, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me organet e tretjes, prandaj këshillohet ndalimi i ushqimit të shpejtë dhe të hani ushqime të freskëta të pasura me fibra.
5. Skajet e buzëve me ngjyrë vjollcë të errët
Nëse vetëm skajet e ngjyrës e kanë këtë ngjyrë, kjo do të thotë se trupi juaj ka një çekuilibër të të ashtuquajturit yin-yang nga medicina kineze. Nga kjo mund t’ju ndodhë të keni herë ftohtë e herë nxehtë. Në këtë rast pushoni mirë, hani mirë, por mos hani ushqime të forta.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...