Uji është substanca më e rëndësishme në botë, sepse ruan shëndetin dhe është përgjegjës për një numër të madh funksionesh në organizmin tonë.
Të gjithë e dimë që rekomandimi është të pini 1.5 deri në 2 litra në ditë, dhe efektin më të madh në trup do ta keni nëse pimë një gotë ujë në mëngjes me stomak bosh, transmeton portal arbresh.info
Sidoqoftë, çfarë ndodh nëse pimë një gotë ujë në mbrëmje para se të shkojmë në shtrat?
Përmison gjendjen shpirtërore
Mungesa e ujit në trup jo vetëm që ndikon në ndjenjën e thatë në gojë dhe fyt, por gjithashtu krijon probleme në të gjithë trupin. Dhe kur trupi është i dehidruar, bie edhe humori. Duke marrë parasysh që nuk pimë ujë natën dhe djersitemi shumë (ndërmjet gjysmë litri apo edhe dy litra), është e vështirë të kompensohet kjo me marrjen e rregullt të lëngjeve. Nëse pini një gotë me ujë përpara gjumit, do të zgjoheni me humor të mirë.
Parandalon dhimbjet e kokës
Nëse keni pirë në mbrëmje, duhet të pini një gotë ujë para se të shkoni në shtrat. Meqenëse alkooli largon lëngun nga trupi (së bashku me magnez, kalium ose natrium), ndodh një hangover. Prandaj është mëse e nevojshme që të pini ujë përpara gjumit, nësë nuk doni që të keni probleme me dhimbjen e kokës.
Mund të mbingarkojë fshikëzën dhe të prish gjumin
Nëse pini një gotë ose dy ujë në mbrëmje para se të shkoni në shtrat, mund të dobësoni fshikëzën e urinës. Atëherë do të keni nevojë të urinoni çdo orë, dhe për këtë arsye nuk do të jeni të relaksuar dhe gjumi juaj do të shqetësohet.
Mundohuni të pini një gotë ujë një herë para gjumit dhe pastaj të vëzhgoni reagimin e trupit tuaj.
Nëse jeni shumë i bezdisur duke shkuar në shtrat natën, atëherë mos pini ujë në mbrëmje.
Gjëja më e rëndësishme është të pini mjaft ujë gjatë ditës (2-3 litra). Efektin më të mirë në trup do ta bëjë një gotë me ujë në mëngjes, në stomakun bosh./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...